31 May

300 DITË ME DIELL, BEKIM PËR SHQIPËRINË

Në rritje të vazhdueshme përdorimi i PANELEVE DIELLORË TË UJIT

Trojet shqiptare ndër shumë e shumë bekimeve të tjera në natyrë, ka edhe ditët e shumta me diell gjatë gjithë vitit.

Ky privilegj i dhuruar nga Zoti duhet shfrytëzuar me shumë mençuri në çdo sektor që ka të bëjë me energjinë diellore. Turizmi është një ndër sektorët më të favorizuar që mund të përfitojë nga energjia diellore.

Energjia diellore kursim për Turizmin

Turizmi pritet të bëhet një nga sektorët më të zhvilluar dhe fitimprurës në Shqipëri, ku vizitorët nga e gjithë bota do të vijnë për ta vizituar. Plazhet, zonat historike, liqenet, pyjet, lumenjtë dhe shumë e shumë të tjera janë shkaqe të mjaftueshme për të patur vizitorë.

Energjia diellore dhe sistemet e ngrohjes efikase të ujit për këtë industri janë shumë të rëndësishme. Përdorimi i energjisë diellore nga bizneset e turizmit ka jo vetëm përfitime për ambientin, por edhe për kursimin e bizneseve. Kështu është një mënyrë efikase edhe për tu treguar vizitorëve se biznesi është i kujdesshëm ndaj problemeve mjedisore.

Turistët vizitojnë Shqipërinë në çdo stinë të vitit. Në të gjithë bregdetin shqiptar, ku rreth 300 ditë janë me diell, kjo energji e jashtëzakonshme diellore mund të përdoret gjerësisht për energji elektrike, për ngrohjen e ujit të dusheve, ujin e pishinave, etj.

Sistemet e ngrohjes së ujit me energji diellore po bëhen gjithnjë e më shumë të preferuara jo vetëm nga bizneset, por edhe nga individët.

Energjia falas diellore, ndërgjegjësohen edhe familjet

Energjia falas diellore ka bërë që çdo kryefamiljar të mprehë lapsin dhe të bëjë llogari se çfarë përfitimesh ka nëse ujin e ngrohtë në shtëpi e siguron nga sistemi i integruar me panel diellor.

Ata që ende nuk kanë bërë një llogari për kursimet, duhet të dinë se paneli diellor i ujit kursen deri në 65% në koston mesatare që shkon për ngrohjen e ujit.

Për më tepër, paneli diellor i ujit mund të montohet kudo: në fushë, në mal, në bregdet dhe çdo vend tjetër ku energjia elektrike nuk është prezente. Pra kjo strukturë është plotësisht e pavarur nga energjia elektrike dhe vendndodhja.

Tashmë përdoruesit e kësaj teknologjie të panelit diellor të ngrohjes së ujit, të cilën marka Herkules e kompanisë Teoren përdor prej vitesh, janë ndërgjegjësuar për përfitimet që u sjell kjo teknologji. Panelat diellorë Herkules janë miqësore me mjedisin dhe po bëhet preferenca numër një e të gjithëve. Një sistem i tillë nënkupton “më shumë ujë të ngrohtë” dhe “faturë sa më e ulët”.


Nuk ka asnjë koment.

Shkruaj një koment