23 Feb

A keni menduar ndonjehere se si mund te kurseni para nga uji qe ju perdorni?!

Kursimet që te jep ujit i lehtë nga uji i rëndë – më pak detergjent dhe një shtëpi më të pastër me një trajtues uji

Ka shumë përfitime duke përdorur një trajtues uji në shtëpinë tuaj. Por, a e dini se instalimi i një trajtuesi uji mund t’ju ndihmojë gjithashtu të kurseni para për faturat e shtëpisë tuaj? Përveç reduktimit të faturave të energjisë ju do të shpenzoni më pak para për pastrimin e produkteve dhe zgjatjen e jetës së pajisjeve tuaja. Le të bëjmë një vështrim të afërt në mënyrat që ju mund të kurseni para me një trajtues uji në shtëpinë tuaj.

Efektet e ujit të butë në rrobat tuaja

Larja e rrobave në ujë të butë është me kosto më efektive sesa larja e tyre në ujë të fortë, sipas një studimi të kryer në emër të Fondacionit për Hulumtim të Cilësisë së Ujit (WQRF). Ky studim ka testuar aftësinë e lavatriçeve për të hequr nëntë njolla të ndryshme, duke përfshirë gjakun, verën e kuqe, akulloren me çokollatë dhe salcën e kuqe. Në çdo rast, rrobat e lara me ujë të butë kanë nevojë për më pak detergjent dhe në një temperaturë më të ulët të ujit për të hequr me sukses njollat. Mesatarisht një familje shpenzon 18 për qind të kostos totale të energjisë në ngrohjen e ujit, që do të thotë që larja e rrobave në një temperaturë më të ulët rezulton në kursime.

Përse duhet ti lani enët me ujë të butë

Uji i butë është më i mirë në pastrimin e enëve; me këtë, ju nuk keni për të shpenzuar orë duke pastruar dhe gërryer tenxheret e tiganët apo duke larguar yndyrën e tepërt. Plus, uji i butë kërkon më pak detergjent, duke kursyer para. Edhe nëse përdorni një pjatalarëse, një trajtuesi uji pakëson nevojën për detergjent shtesë. Studimet tregojnë se ju duhet vetëm 30 për qind më pak detergjent nese i lani enët me ujë të butë dhe jo me ujë të fortë.

Avantazhet e pastrimit të shtëpisë me ujë të butë

Askujt nuk i pëlqen të harxhojë orë të tëra në pastrimin e zmërçit dhe papastërtive që ngelin nga sapuni si pasojë e një uji të fortë. Uji i ashpër reagon me shampo dhe sapun për të formuar shkumën e cila mbetet në vaskën dhe tubacionet tuaja (dhe në lëkurën tuaj). Kur instaloni një trajtues uji, do të vini re se pajisjet e tualetit tuaj do të duken më të pastra edhe kur i pastroni ato më rrallë. Ju gjithashtu do të vëreni se ju nuk keni për të përdorur shumë produkte pastrimi për të marrë një sipërfaqe të pastër në shtëpinë tuaj. Kjo është për shkak se uji i butë reagon me produktet e pastrimit për të formuar një masë të pastër homogjene, të cilën mund ta përdorni për të pastruar siç duhet ambientet e shtëpisë suaj.

Një trajtues uji largon zmërçin nga tubacionet tuaja

Mineralet në ujin e fortë mund të marrin vite të tëra nga jetëgjatësisa e pajisjeve shtëpiake të zakonshme, të tilla si lavatriçja, lavastovilja dhe dushi apo boiler-i. Me një trajtues uji, është e mundur që lavastovilja juaj të zgjasë 10 vjet, por shtëpitë me ujë të fortë mund të shkojë mesatarisht shtatë vjetë. Boiler-i apo dushet do të kenë me shumë nevojë për shërbimet e mirëmbajtjes dhe mund t’i ulet efikasiteti qoftë se shtëpia ka ujë të fortë.

A pipe leaking with freeze damage

Nëse jeni të lodhur nga shpenzimi i parave për zëvendësimin e pajisjeve, blerjen e detergjentëve dhe pagesa të larta të faturave të energjisë, merrni parasysh instalimin e një trajtuesi uji. Ata nuk kushtojnë shumë për t’u mirëmbajtur dhe mund t’ju kursejnë para në terma afatgjatë.

Nuk ka asnjë koment.

Shkruaj një koment