06 Apr

Bërja e dushit me ujë të fortë – a po laheni mirë realisht?

Për shumë prej nesh, kryerja e dushit është kohë personale dhe e paçmueshme. Ju jeni vetëm me mendimet tuaja duke u përgatitur për ditën, duke u larguar nga një stërvitje ose një orar i përditshëm plot tension.

Pas dushit ju duhet të ndiheni të pastër dhe të freskët. Por nëse do të laheni me ujë të fortë, përvoja juaj e dushit mund të jetë jo fort e mirë.

Në fakt, kur ju laheni ose beni dush me ujë të fortë, ju me shumë mundësi nuk jeni duke u pastruar sa duhet. Ja pse …

Si ndikojnë mineralet në ujin e fortë në ruajtjen e pastërtisë suaj

Mineralet e tretura si kalciumi dhe magnezi janë ato që e bëjnë ujin në shtëpinë tuaj të fortë. Këto minerale gjithashtu krijojnë një reaksion kimik të padëshiruar me sapunin, shamponën dhe trupin tuaj, si dhe kremin e rruajtjes.

Ajo çfarë ndodh është që jonet e kalciumit dhe magnezit në ujë të fortë reagojnë me acidet yndyrore në sapun, të cilat janë joefektive në pastrim.

Nëse po i keni kushtuar vëmendje orës së Kimisë në shkollë, më poshtë është ekuacioni kimik:

2 C17H35COONa+ + Ca2+ → (C17H35COO)2Ca + 2 Na+

Në këtë reaksion kimik, jonet e kalciumit të ngarkuara pozitivisht zëvendësojnë jonet e natriumit në shampon ose sapun tuaj duke lënë shkumën dhe masë të gëlqeres në lëkurën dhe në flokët tuaj.

PO e sakte. Nëse keni ujë të fortë, e njëjta shkume sapuni e neveritshme që është në tubat dhe tualetin tuaj është edhe në trupin tuaj.

Mënyra më e mirë për të kuptuar nëse keni të bëni me problemet e ujit të fortë në dush është të shikoni se sa mirë arrini të shkumoheni. Uji i fortë pengon marrjen e një larje të mirë me sapun në dush. Kur keni ujë të butë, është shumë më e lehtë për të prodhuar shkumë nga sapuni apo shampo.

Pas instalimit të një trajtuesi uji në shtëpitë e tyre, disa njerëz vunë re se lëkura e tyre duket me shkëlqim dhe madje edhe e lëmuar pas larjes.

Një pjesë e kësaj mund të jetë për shkak të faktit që nuk jeni mësuar me idenë se si është të keni vërtetë lëkurë të pastër. Ajo që ndjeni mund të jetë thjesht e vërteta. Por mund të jetë gjithashtu një zakonin i përdorimit të shumtë e sapunit. Juve nuk ju duhet të përdorni shumë sapun apo shampo me ujë të zbutur.

Si ndikon uji i fortë në flokët tuaj

E keni venë re ndonjëherë se si duken flokët tuaj në një vend tjetër?

Flokët e tu duken ndryshe pas dushit në palestër, ndryshe kur je me pushime dhe po qëndron në një hotel dhe duket krejtësisht ndryshe kur lani flokët në shtëpi.

Kjo ka shumë të ngjarë pasi fortësia e ujit ndryshon nga vendi në vend.

Nëse keni ujë të fortë në shtëpi, flokët tuaj mund të ndihen të thatë gjatë gjithë kohës dhe të bëhen të ngatërruar dhe të vështirë për t’u menaxhuar. Mund të kenë gjithashtu një pamje të elektrizuar dhe të pajetë. Kjo për shkak se ato minerale janë depozituar në flokët tuaj.

Me një trajtues uji në shtëpinë tuaj, këto probleme të ujit të fortë janë eliminuar. Ju do të vëreni se flokët tuaj do të jenë shumë tërheqës e me shkëlqim kur ju i lani me ujë të zbutur. Dhe uji i butë do të bëjë që flokët tuaj të jenë më të menaxhueshëm, kështu që do të jetë më e lehtë për ju ti stiloni ashtu siç dëshironi.

Ndonjëherë njerëzit me flokë më të hollë ankohen se uji i butë mund t’i bëjë flokët e tyre pa volum apo edhe të yndyrshëm. Kjo është ndoshta sepse ju jeni duke përdorur shumë sapun dhe nuk po e shplani atë nga flokët plotësisht. Shpëlarja e flokëve në dush për pak kohë mund ta zgjidhë këtë problem.

Nga të gjitha çështjet e flokëve të ujit të fortë, frikësuese është humbja e flokëve. Qëndrimi i kalciumit në flokët tuaj mund t’i demtojë shumë flokët duke filluar me këputje dhe hapjen e majave dhe do të pengojë rritjen e flokëve apo daljen e atyre të rejave.

Si mund të ndikojë uji i fortë në lëkurën tuaj

Uji i fortë mund të shkaktojë gjithashtu probleme në lëkurën tuaj. Le të fillojmë nga skalpi.

Kripërat e kalciumit që krijohen në lëkurën tuaj të kokës mund të shkaktojnë thatësi rënie dhe zbokth.

Ju mund të supozoni se është shampo që blini duke shkaktuar zbokthin. Por uji i fortë mund të jetë fajtori i vërtetë.

Ujërat e fortë mund të bëjnë pjesën tjetër të lëkurës tuaj të ndjehet e thatë dhe e irrituar. Kjo për shkak të mbetjes së sapunit në trupin tuaj, i cili bllokon poret. Plus, mineralet në ujë të fortë mund të thithin lagështinë që duhet nga lëkura juaj duke e lënë atë edhe më të thatë dhe të irrituar.

Në fakt, disa studime tregojnë se uji i fortë mund të shkaktojë përkeqësim tek njerëzit që kane probleme të lëkurës, si ekzema dhe pezmatim të lëkurës. Sipas faqes së dermatologjisë DermaHarmony.com:

“Ndërkohë që uji i fortë vetë nuk shkakton pezmatim të lëkurës, por mund të irritojë gjendjen. Kombinimi i ujit të fortë me një lëkurë të pezmatuar mund të çojë në shpërthime më të shpeshta dhe të rënda “.

Edhe larja e rrobave në ujë të fortë mund të jetë problematike për ata me lëkurë të ndjeshme. Uji i fortë e lë mbetjen e sapunit edhe në rrobat tuaja, dhe ajo mbetje është në kontakt me lëkurën tuaj gjatë gjithë ditës. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, uji i butë me një trajtues të kualitetit të lartë të ujit mund t’ju ndihmojë të shmangni shumë nga dehidrimi që ndodh.

Siç shpjegon Instituti Amerikan i Pastrimit, “efektiviteti i sapunit zvogëlohet kur përdoret në ujë të fortë”. Kjo do të thotë jo vetëm që ju nuk do të pastroheni në dush, por do të jetë edhe më e vështirë të mbani shtëpinë tuaj të pastër.

Me ujë të fortë, ju do të përfundoni duke përdorur më shumë sapun për të mbajtur trupin tuaj të pastër dhe më shumë produkte për të pastruar shtëpinë tuaj gjithashtu. Uji më i butë mund të nënkuptojë që të kurseni kohë dhe kohë të konsiderueshme në afat të gjatë.

Çfarë mund të bëni?

Nëse keni një pus privat, ju patjetër keni të bëni me ujin e fortë. Por edhe shumica e burimeve komunale të ujit kanë nivele të larta të fortësisë.

Ka shumë këshilla dhe truke që mund t’i përdorni për të provuar dhe për të përmirësuar përvojën tuaj të dushit. Megjithatë, ka vetëm një zgjidhje të përhershme … dhe është një trajtues i ujit Ecosoft.

Trajtuesit e ujit heqin ato minerale të tretura nga uji në shtëpinë tuaj. Ata janë një investim që do të bëjë jetën për ju dhe familjen tuaj më të përshtatshme dhe më të kënaqshme.

Dëshironi të mësoni më shumë rreth opsioneve të trajtimit të ujit dhe çfarë lloji trajtuesi uji do të ishte ideale për shtëpinë tuaj? Mos hezitoni të na kontaktoni në numrin 0674040500.

Nuk ka asnjë koment.

Shkruaj një koment