05 Apr

Çfarë duhet të dini para se të blini një sistem RO – 14 pyetje rreth Sistemeve RO për shtëpinë tuaj

Jeni lodhur me aromën e pakëndshme apo shijen e ujit të rubinetit në shtëpinë tuaj, dhe nuk doni të vazhdoni të blini ujë me shishe plastike.

A nuk do të ishte e përshtatshme nëse do të mund të merrnit ujë të pastër dhe të sigurt direkt nga rubineti juaj?

Shumë persona tashmë kanë të instaluar një sistem RO për të përmirësuar cilësinë e ujit të pijshëm në një mënyrë të përshtatshme dhe me kosto efektive. Megjithatë, nëse nuk jeni familjarizuar me sistemet Reverse Osmosis (RO), me shumë mundësi keni shumë pyetje.

Më poshtë ju listojmë 14 përgjigje për t’ju ndihmuar të kuptoni se si një sistem RO ofron zgjidhje unike për problemet e përbashkëta të ujit të shtëpisë.

1. Çfarë është një Sistem Reverse Osmosis dhe si funksionon ai?

Reverse Osmosis është një proces trajtimi i cili bën të mundur largimin e të gjitha papastërtive, klorin dhe kloruret që përmban uji i rrjetit, me anë të një membrane e cila ju ofron ujë të pastër dhe të sigurt në çdo moment.

Një sistem Reverse Osmosis kalon në disa hapa para se të mbërrijë në procesin final e të pasurit një ujë të pastër dhe të shëndetshëm në rubinet. Sistemi ka një filter karboni para dhe pasi uji të kalojë në membranë. Sistemi gjithashtu përmban dhe një mini depozitë që të mbajë ujin e trajtuar.

2. Çfarë largon Sistemi Reverse Osmosis?

Reverse Osmosis bën të mundur largimin e materialeve të dëmshme për trupin e njeriut si:

  • Plumbin
  • Arsenikun
  • Bakrin
  • Nitratet dhe Nitritet
  • Kromin
  • Florin
  • Radiumin
  • Mineralet e patretshme

Filtri i karbonit bën të mundur largimin e klorit i cili hidhet nga bashkitë dhe bën që uji të mbajë arome dhe shije si në pishinë.

3. Si ndryshon RO nga sistemet e tjera të trajtimit të ujit?

Ka disa dallime të mëdha ndërmjet sistemeve Reverse Osmosis dhe opsioneve të tjera për përmirësimin e ujit të pijshëm.

Kanet me filtër përdorin filtrimin e karbonit. Në vetvete, filtrimi bazë i karbonit mund të përmirësojë shijen dhe erën e ujit, por nuk është aq efektiv sa Reverse Osmosis në largimin e papastërtive që nuk mund të absorbohen, si plumbi ose nitratet.

Distilimi është një formë tjetër e trajtimit të ujit që mund të konsideroni. Kur uji distilohet, ai vlon, dhe avulli i lënë pas është i kondensuar dhe përdoret për të pirë. Distilimi largon ndotesit që kanë pika vlimi më të larta se uji, por kjo përjashton disa kimikate. Klori dhe disa pesticide kanë pikat e vlimit më të ulët se uji, kështu që ata përfundojnë në avull. Sistemet e distilimit të ujit gjithashtu kanë tendencë të jenë më të shtrenjtë se sa një sistem RO.

4. Çfarë shije ka uji i trajtuar me RO?

Uji në formën e tij më të pastër nuk ka erë ose aromë. Kur ju “shijoni” ujin, ju jeni duke provuar atë që është tretur në të. Njerëzit kanë mendime të ndryshme për atë që e bën shijen e ujit të mirë. Por, nëse nuk e pëlqeni shijen apo erën e ujit në rrjetin tuaj, ka shumë të ngjarë të preferoni ujin të trajtuar me RO.

Shumë familje zbulojnë se pinë më shumë ujë pasi kanë instaluar sistemin Reverse Osmosis.

5. A duhet të gatuaj me ujin e trajtuar nga Reverse Osmosis?

PO! Gatimi me ujin e trajtuar me Reverse Osmosis është ideal sepse janë larguar të gjitha papastërtitë nga uji. Uji i fortë dhe klori mund të ndikojnë negativisht në cilësi, aromë dhe paraqitje të ushqimeve të caktuara.

Uji i trajtuar me RO është veçanërisht i mirë për makarona, oriz dhe fasule, të cilat përdorin dhe gatuhen me ujë. Shumë njerëz gjithashtu e preferojnë atë për të bërë kafe dhe çaj.

6. A duhet të ujis lulet me ujin e trajtuar me RO?

Uji i trajtuar me RO nuk mund të jetë zgjidhja më e mirë për ujitjen e disa bimëve shtëpiake. Bimët përdoren për thithjen e ujërave nëntokësore, të cilat kanë minerale të tretura dhe lëndë ushqyese të tjera në të. Nga ana tjetër, disa bimë që e duan acidin mund tu bëjë mirë me uji i trajtuar me RO falë nivelit të pH.

Duke qenë se uji i trajtuar me RO uji është shumë afër një uji H2O të papërzier siç mund të merrni, disa kopshtarë e përdorin si bazë ujin e trajtuar me RO dhe shtojnë ushqyesit e duhur për bimët që po rriten.

7. A mund ti jap ujë të trajtuar me RO kafshëve shtëpiake?

Uji i trajtuar me Reverse Osmosis është shumë i mirë edhe për macet dhe qentë. Shumë persona e përdorin ujin e trajtuar me RO edhe për akuariumet sepse ju lejon atyre të rregullojnë cilësinë e duhur për peshqit e tyre.

8. Ku instalohet zakonisht një sistem RO?

Shumica e njërëzve e kanë të instaluar sistemin Reverse Osmosis nën lavamanin e tyre të kuzhinës. Zakonisht ka shumë hapësirë, edhe pse mund të keni nevojë të gjeni një vend tjetër për të ruajtur disa sende. Nëse nën lavaman nuk është një opsion, sistemi gjithashtu mund të instalohet në një bodrum, dhomë shërbimi, dollap, ose garazh.

Sepse një sistem RO vjen me rubinetin e tij të shpërndarjes, dhe vendoset në krah të rubinet që ju keni aktualisht në kuzhinë.

9. A mund ta instaloj vet një Sistem RO?

Ndërkohë që mund të blini sistemin RO dhe po përpiqeni ta instaloni vet, është më mirë që instalimin ta kryeje një specialist i cili do të bëjë lidhjen ashtu sic duhet, për me tepër kur Ecosoft e ofron montimin FALAS!

Një profesionist do të marrë në konsideratë faktorë të tillë si presioni i ujit të shtëpisë tuaj, temperaturën, distancën e minidepozitës së sistemit deri te rakorderitë dhe cilësinë e përgjithshme të ujit. Ky informacion është gjithashtu i rëndësishëm për të kuptuar nevojat e mirëmbajtjes të sistemit që do të instaloni.

10. Sa litra ujë do të marr në ditë?

Nëse nuk ka probleme, një sistem i mirë RO, arrin të trajtojë mjaftueshëm ujë në ditë për nevojat e një familjeje, të madhe apo të vogël.

Kapaciteti i ujit për një ditë varet nga sistemi që ju zgjidhni dhe varion nga 190 – 280 Litra në ditë.

11. Çfarë temperature ka uji i trajtuar me RO?

Uji që trajtohet nga sistemi me Reverse Osmosis mbahet në një minidepozite derisa të jeni gati për ta përdorur atë. Në varësi të temperaturës së brendshme, uji zakonisht del i freskët, por jo i ftohtë.

Nuk mund ta rregulloni temperaturën e ujit të trajtuar me RO. Shumica e njerëzve thjesht shtojnë kube akulli për të pirë ujë të ftohtë ose mbushin një shtambë dhe e vendosin në frigorifer. Në disa raste, mund të lidhni sistemin RO me një sistem tjetër që mundëson ftohjen e ujit.

12. A duhet ta ri-mineralizoj ujin e trajtuar nga RO?

Disa njerëz pyesin veten nëse po humbasin përfitimet shëndetësore nga mineralet si kalciumi dhe magnezi që largohen nga uji gjatë trajtimit me RO. Edhe pse e provuar shkencërisht, mënyra më e mirë për të marrë këto minerale është përmes ushqimit që konsumoni.

Disa njerëz zgjedhin të ri-mineralizojnë ujin e pishëm të RO, i cili mund te bëhet falë sistemeve të cilat janë me 6 stade të trajtimit të ujit, ku njeri filtër bën të mundur pikërisht ri-mineralizimin e ujit.

13. A është Reverse Osmosis miqësor (ekologjik) me mjedisin?

Një sistem Reverse Osmosis nxjerr jashtë një sasi uji të pakonsiderueshme. Kjo ndodh për arsyen se largon të gjitha papëstërtitë nga uji që del në rubinetin tonë.

Megjithatë, instalimi i një sistemi të ujit të pijshëm në shtëpi ka potencial të jashtëzakonshëm për të zvogëluar gjurmët e karbonit në familjen tuaj. Nëse jeni duke blerë shishe për ujin e pishëm, do të krijoni mbeturina plastike shumë më pak.

Është vlerësuar se një milion shishe uji shiten çdo minutë. Fatkeqësisht, shumica e shisheve të ujit plastike nuk reciklohen, duke përfunduar në oqeane dhe në pirgje të mëdha mbeturinash. Ju mund të bëni pjesën tuaj për të reduktuar këto mbeturina me një sistem RO dhe një shishe qelqi që e përdorni disa herë.

14. Për çfarë mirëmbajtje ka nevojë?

Membrana RO dhe filtrat e ndryshëm duhet të ndryshohen në mënyrë periodike. Ndërrimi i parafiltrave të karbonit dhe të polipropilenit ndihmon në mbrojtjen e membranës nga degradimi i shpejtë. Parafiltrat rekomandohet të ndryshohen çdo tre deri në 6 muaj ndërsa membrana RO duhet të ndryshohet një herë në vit, pavarësisht nga cilësia dhe përdorimi i ujit.

Mos mirëmbajtja e sistemit Reverse Osmosis çon në reduktim të prodhimit të ujit dhe rrjedhjes së kufizuar. Nëse vërehen probleme me sistemin tuaj, mund të jetë që filtrat ose membrana duhet të zëvendësohen.

Natyrisht, të gjitha këto varen nga cilësia fillestare e ujit tuaj që sistemi RO po pastron. Një profesionist i kualifikuar i trajtimit të ujit mund të vlerësojë situatën tuaj dhe t’ju bëjë të ditur se kur duhet të ndërrohen filtrat e sistemit RO. Është e rekomanduar që uji i shtëpisë tuaj të jetë i zbutur para se të kalojë përmes sistemit RO. Në këtë mënyrë, sistemi RO largon natriumin që është më i lehtë se sa mineralet e forta, të cilat përfundimisht e bllokojnë membranën.

Kujdesuni mirë për sistemin tuaj të ujit të pijshëm me Reverse Osmosis dhe ai do të zgjasë përgjithmon.

Nuk ka asnjë koment.

Shkruaj një koment