14 Jun

Çfarë e bën ujin të sigurt dhe të shëndetshëm

Këto elemente duhen lexuar me shumë kujdes!

Trajtimi i ujit të rrjetit është zgjidhja më efikase dhe ekonomike për ujë të pastër.

Po çfarë ndryshon në jetën tuaj nga uji i trajtuar?

Dy aspektet më të rëndësishme të sistemit Ecosoft janë:

  • Përkujdesja 360 gradë për shëndetin,
  • kursimi i përditshëm.

Çfarë bëjnë sistemet e trajtimit Ecosoft?

  • Ato pastrojnë në mënyrë perfekte ujin nga të gjitha elementet e dëmshme për shëndetin, përfshirë bakteret, klorin si dhe çdo përbërës të dëmshëm brenda tij.
  • Zbusin fortësinë e ujit, duke balancuar nivelin e mineraleve të tretura si kalciumi, magnezi, hekuri dhe shumë të tjerë.

Këto sisteme Instalohen në hyrje të rrjetit dhe çdo pikë uji brenda shtëpisë është e sigurtë.

Uji i trajtuar nga Ecosoft mban larg rreziqet shëndetësore

Është më e mençur dhe më ekonomike ta mbroni shëndetin, se sa të kuroni atë.

A e dini se 85% të sëmundjeve tek njeriu vijnë nga uji?

Nëse uji është i pastër dhe i trajtuar, nënkupton që do të keni siguri edhe për shëndetin tuaj.

  • Trajtimi largon klorin dhe çdo element të rrezikshëm për trupin.
  • Mban larg patologjitë që mund të vijnë nga uji i papastër, kryesisht tek fëmijët.
  • Siguron një lëkurë të shëndetshme dhe të pastër.
  • Flokët tuaj qëndrojnë të butë dhe të shëndetshëm.
  • Shampoja apo sapuni nuk do të mbetet më mbi lëkurën tuaj.

Duhet të theksojmë se trupi i njeriut thith më shumë elemente të dëmshme kimike nëpërmjet poreve të lëkurës, se sa nga pirja e ujit.

Sistemet Ecosoft zbusin fortësinë e ujit duke parandaluar dëmtimin dhe amortizimin e pajisjeve elektroshtëpiake dhe Hidrosanitare.

  • Kursim detergjentesh për çdo larje deri në 50%.
  • Kursim energjie tek hekuri hekurosjes, lavatriçet, pjatalarëse dhe bolierët deri në 30%
  • Në çdo larje, rroba të buta me aromë të këndshme, plot ngjyra si të reja.
  • Kurseni nga jetëgjatësia e pajisjeve shtëpiake.
  • Detergjentet do të shpërlahen më lehtë nga veshjet që përdorni.

Pra, në këtë mënyrë ju kurseni shumë në produktet larëse, si dhe mbroni shëndetin, duke mos mbartur asnjë lëndë të dëmshme mbi lëkurën tuaj.

Të gjitha këto përkthehen në një jetë më të shëndetshme dhe kursim!

Nuk ka asnjë koment.

Shkruaj një koment