27 Aug

FUQIA E SHËNDETSHME E UJIT

Humbje e peshës

Uji është një nga mënyrat për të humbur peshë. Pse? Sepse shpesh mund të zëvendësojë pijet që kanë shumë kalori si pijet freskuese apo alkoolin me një pije që nuk ka as kalori e as sheqer. Ndodh edhe që kur ne mendojmë se jemi të uritur jemi thjesht të etur. Kështu nëse dëshironi të bini në peshë atëhere pi ujë.

Energji

Të qënit i dehidratuar mund t’ju largojë energjitë dhe t’ju bëjë të ndiheni të lodhur, edhe nëse jeni shumë pak i dehidratuar. Nëse jeni i etur, atëhere jeni i dehidratuar dhe kjo ju sjell lodhje, dobësi të muskujve dhe simptoma të tjera.

Kurë për dhimbjen e kokës

Një simpotmë tjetër e dehidratimit është edhe dhimbja e kokës. Në fakt shpesh kur kemi dhimbje koke mund të jetë thjesht sepse nuk kemi pirë mjafueshëm ujë. Janë dhe shumë shkaqe të tjera për dhimbjen e kokës por dehidratimi është një faktor i shpeshtë.

Lëkurë e shëndetshme

Pirja e ujit mund të pastrojë lëkurën dhe mund të bëjë që të duket më e freskët dhe e shëndtritshme. Vërjani qëllim vetes që të pini ujë të shëndetshëm për një javë dhe do të shikoni rezultatin në lëkurën tuaj.

Probleme me tretjen

Sistemi jonë i tretjes së ushqimit ka nevojë për një sasi uji që të kryejë funksionojë siç duhet. Shpesh duke pirë ujë mund të ndihmojë në aciditetin e stomakut tuaj.

Spastrimi i veshkave

Uji përdoret nga trupi për të ndihmuar që të nxjerrë jashtë produktet e panevojshme. Sa më shumë ujë të shëndetshëm të pini aq më mirë do të funksionojnë veshkat tuaja.

Aktiviteti fizik

Të gjithë e dimë që eshtë esenciale të pimë ujë kur kryejmë aktivitete fizike. Por a e dinit se të qënit i dehidratuar mund të ndikojë në veprimtarinë tuaj? Duke ngadalsuar veprimtarinë tuaj dhe ushtrimet do ju duket më të vështira. Kështu koha më e mirë për të pirë ujë është dy orë para se ju të filloni veprimtarinë fizike dhe sigurisht gjatë dhe pas ushtrimeve.

Nuk ka asnjë koment.

Shkruaj një koment