23 May

Gjumi i Fëmijëve dhe Myku

Lagështira është pjesë në pothuajse 50 për qind të banesave. Sipas informacionit të deklaruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, kjo nënkupton se deri në 50% të ndërtesave në mbarë botën kanë mjedise të përshtatshme për formimin dhe zhvillimin e mykut.

Myku, shkatërruesi i ngadaltë i shtëpisë dhe i sendeve tuaja, bëhet shpeshherë shkaktari kryesor i alergjive të mykut tek fëmijët. Bllokimi i hundëve, deri në shkallën e pengimit serioz të frymëmarrjes, si dhe përlotja e syve janë vetëm dy nga simptomat që mund të prisni nga myku i zhvilluar në një ambient me lagështirë.

Krahasuar me dhomat e tjera të shtëpisë, në dhomën e gjumit fëmijët janë më të rrezikuar, për shkak të sasisë së konsiderueshme të kohës që kalojnë në gjumë, duke iu ekspozuar mykut.

Kur blini një shtëpi apo kur e merrni me qera, duhet të bëni kujdes që të zgjidhni një ambient të mbrojtur nga ekspozimi ndaj mykut. Parandalimi i mykut, ose heqja e menjëherë sapo ta kuptoni që shtëpia juaj ka lagështirë dhe myk, janë hapat kryesore që duhet të bëni.

Si ta parandaloni dhe hiqni atë nga dhoma e fëmijës suaj? Cilat janë simptomat e ekspozimit ndaj mykut në mënyrë që fëmija ta shijojë gjumin?

Për shkak të nivelit të lartë të lagështirës, kuzhina që ju mbushet me avuj nga gatimet, banjot nga uji i ngrohtë, si dhe bodrumet, janë ambientet më të mundshme në një shtëpi për të mbajtur myk. Por mos harroni se myku mund të rritet kudo, përfshirë edhe dhomën e gjumit.

Kur myku riprodhohet, formon spore që shpërndahen në ajër, duke mundësuar përhapjen në të gjithë shtëpinë. Sporet mund të mbijetojnë edhe kur janë në ambiente të thata që nuk favorizojnë rritjen e mykut. Sapo zona të zhvillojë lagështi, myku do të rritet sërish. Prandaj duhet pasur kujdes.

Disa nga llojet e mykut që me shumë gjasa i hasni në shtëpinë tuaj përfshijnë: cladosporium, penicillium, aspergillus, alternaria dhe stachybotrys chartarum.

Secila prej tyre mbart rreziqe të ndryshme për fëmijën, sidomos gjatë momentit të gjumit, kur është në gjendjen më të pambrojtur. Në dhomën e gjumit, ku fëmija harxhon më shumë kohë se në dhomat e tjera të shtëpisë, duhet kushtuar kujdes që të vendoset thithës lagështire Aero 360. Në këtë mënyrë arrihet të pengohet shtimi apo zhvillimi i llojeve më të dëmshme të mykut.

Alternaria, myku që ndikon aparatin respirator, pra hundën dhe gojën e fëmijëve, por edhe të të rriturve, shkakton alergji. Në kushte lagështire çdo tapet, tekstil, korniza dritaresh apo banjo rrezikon të shtojë këtë lloj baktereje. Ndërkohë Aspergilus rritet shumë në ambientet e ngrohta dhe të lagështa duke rrezikuar më shumë fëmijët me mykotoksinën. Penicillium, apo penicilina, mund të bëhet i rrezikshëm për temperaturën e lartë dhe astmën tek fëmijët. Stachybotrys, ose myku i zi, është lloji më i rrezikshëm i mykut, i cili ndikon seriozisht në frymëmarrje, probleme me memorien dhe dëgjimin, marrje mendsh, simptoma të ngjashme me gripin si dhe hemorragji në mushkëri.

Siç kuptohet qartë, ekspozimi për një kohë të gjatë i fëmijëve ndaj lagështirës dhe mykut, sidomos në kohën e gjumit është për tu patur shumë kujdes.

Si ta eliminoni mykun dhe lagështinë nga dhoma juaj e gjumit?

Një matës për lagështinë do të ishte hapi i parë i parandalimit të lagështirës, stimuluesit numër një të mykut. Kundrejt çdo mundësie, këshillohet që thithësi i lagështirës të jetë pjesë e çdo ambienti të shtëpisë suaj, sidomos tek dhoma ku fëmija fle, si dhe në dhomën e gjumit.

Nëse keni gjetur myk në dhomën e gjumit, merrni masa menjëherë, nuk ka rëndësi se çfarë lloj myku është.

Për mykun e sapo nisur:

  • Nëse është në dyshemeja ose mur, pastroni me një furçë të ashpër, me sapun dhe ujë të ngrohtë. Sigurohuni që zona të thahet plotësisht.
  • Mos përdorni zbardhues. Zakonisht mendohej se zbardhuesi jep rezultat të mirë për heqjen e mykut, por është krejt e kundërta. Pasi humbet efektin, me kalimin e
  • kohës kontribuon në rritjen e vazhdueshme të mykut.
  • Nëse është në një sipërfaqe të butë si tapeti, rroba, dyshek, çarçafë apo mobilje, mirë është ta hiqni nga shtëpia.
  • Asnjëherë mos e prekni mykun me duar të zhveshura. Gjithmonë përdorni doreza.

Për mykun e zgjeruar (një sipërfaqe prej 10 metrash katror ose më shumë):

  • Nëse myku është përhapur në mënyrë të konsiderueshme thirrni një profesionist për heqjen e tij.
  • Nëse shihni myk në dyshek nuk mjafton që ta pastroni por largojeni nga shtëpia.
Nuk ka asnjë koment.

Shkruaj një koment