09 Aug

Hyrja e Rr ”Kavajës” tek sheshi “Skënderbej“ tashmë e ka një pikë referimi.

Teoren, vjen më afër se kurrë pranë konsumatorëve, në zemër të Tiranës pranë sheshit “Skënderbej” në Hyrje të Rr ”Kavajës”. 

Nga data 1 Gusht 2019 qendrës së kryeqytetit shqiptar i shtohet një atraksion unik në llojin e tij, i cili nuk duhet lënë pa vizituar nga të gjithë ata që janë në kërkim të së bukurës të ndërthurur me art, cilësisë dhe standarteve, novacionit dhe trendeve të fundit. Të ndërthurura me një shërbim të standarteve më të larta, nga një staf profesionistësh me eksperiencë disa vjeçare, të trajnuar dhe te gatshëm për të qenë gjithmonë në krahë të kërkesave të klientit për ti ofruar zgjidhjet dhe zgjedhjen më të mirë.

Kompania Teoren, nga data 1 Gusht hap dyert e Showroom-it “Teoren sheshi “Skënderbej”. I konceptuar për të qenë zgjedhja e parë e çdo individi, familjari apo biznesi, gati për ti ofruar më të mirën e brandeve ndërkombëtare të certifikuar.

Në këtë showroom me një siperfaqe 1.700 m2, do të gjeni ndricim për çdo ambient, trendet me të fundit  të markës Austriake Eglo nga katalogu 2019 – 2020, Sisteme të trajtimit të ujit Ecosoft për përdorim familjar dhe industrial, Hidrosanitare, komplete tualeti, rubineteri nga markat me një reputacion në nivel global. Sisteme ngrohje – ftohje dhe kondicionimi është një tjetër kategori produktesh që ofron ky showroom në qendër të kryeqytetit, e përfaqësuar nga markat si Mitsubishi dhe Ariston. Bojra ekologjike për të gjitha ambientet nga marka ndërkombëtarei si Berling. Sisteme hidraulike dhe pajisje Elektrike nga marka ABB por jo vetëm.

Gama e gjërë e produkteve që ofron ky Showroom, bën që çdo klient të gjejë veten në secilën prej markave dhe produkteve të ofruar.

Çdo gjë në këtë showroom është mendur dhe konceptur në shërbim të klienteve Teoren, duke filluar nga parkimi i rezervuar për të gjithë klientët Teoren deri tek një ambient relaksues në këndin Ecosoft ku mund të shijoni produket e kafeterisë të prodhuara me ujin e trajtuar nga Ecosoft, nën tingujt e një grand piano.

Teoren sheshi “Skënderbej”, me afër se kurrë imagjinatës tuaj.

Teoren Your Home.


Postuar në: Teoren
Nuk ka asnjë koment.

Shkruaj një koment