28 May

LAGËSHTIRA, DËME JO VETËM NË MUSHKËRI POR EDHE NË QELIZAT E TRURIT!

Në një mot të nxehtë dhe të lagësht, temperatura e trupit, që në kushte normale është rreth 37 gradë, mund të rritet deri në 40-41 gradë. Kjo mund të dëmtojë qelizat në përgjithësi, sidomos qelizat e trurit.


Reshjet kaq të shpeshta të shiut në këtë periudhë e kanë ndikuar mjaft lagështirën në ajër. Kur kjo lagështirë bashkohet me të nxehtin e ditëve të tjera në vazhdim, krijon një situate problematike për shëndetin, sidomos në qytete ku bimësia është e rrallë dhe betoni apo asfalti reflektojnë nxehtësinë.

Sipas mjekëve specialistë të sëmundjeve të mushkërive, kjo situatë e vështirëson jetën e përditshme të njerëzve dhe bën që shqetësimet e tyre të rriten. Rritja e temperaturës së trupit sjell dëme veçanërisht në tru. Kjo situatë, që duhet pasur kujdes, është ndikues serioz sidomos tek të sëmurët me astmë. 

Truri i një personi të ekspozuar ndaj diellit të nxehtë dëmtohet në atë mënyrë, saqë në disa raste mund të çojë në situata fatale që mjekët e quajnë heliosis (siriasis) ose “shoku diellor”.

Sipas mjekëve, pikat që duhen patur kujdes në këtë rast janë:

– Mes orëve 10.00 dhe 16.00, kur dielli ndihet intensivisht, nuk duhet të ekspozohemi në rreze të forta ose duhet të preferojmë zonat në hije, nëse kjo është e mundur.

– Duhet të konsumojmë sa më shumë ujë të trajtuar me minerale për të zëvendësuar djersën dhe elektrolitet, si dhe të konsumojmë shumë lëngje.

– Qëndrojini larg gatimeve të rënda, me shumë yndyrë, brumë apo kripë.

– Duhet të veshim rroba reflektuese të dritës me ngjyra të hapura, si dhe duhet të përdorim kapele me strehë dhe syze dielli. 

– Duhet të bëjmë dush shpesh me ujë të vakët të trajtuar, që krahas normalizimit të temperaturës, të mbrojmë edhe lëkurën dhe flokun.

– Përdorimi i reduktuesit cilësor të lagështirës Ceresit Aerostop 360 për ambiente të brendshme.

LAGËSHTIRA KËRCËNON ATA QË VUAJNË NGA ASTMA

Mjekët thonë se për njerëzit me sëmundje kronike të frymëmarrjes si astma, ajri i ngrohtë dhe lagështira e lartë mund të shkaktojnë atak të astmës. Përmbajtja optimale e lagështirës së ajrit në ambiente është midis 30 dhe 50 për qind. Nëse i kalon këto parametra, duhen marrë masa për të reduktuar lagështirën me produkte si Ceresit Aerostop 360, i cili ndihmon në rikthimin e parametrave të duhura.

Rekomandohet që pacientët me astmë të mos dalin nga shtëpia nëse nuk e kanë të domosdoshme, kur temperatura të rritet dhe lagështia tejkalon 60 për qind.

Rritja e lagështirës në shtëpi nxit edhe mykun, i cili sipas mjekëve bëhet shkak serioz për atakun e astmës. Për të zvogëluar lagështirën, krahas kondicionerëve që duhet të kenë filtra cilësor, mund të përdoret edhe produkti inovativ që thith lagështirën Ceresit Aerostop 360, i cili pa patur nevojë për energji elektrike apo bateri, normalizon parametrat e lagështirës në ajër. Por duhet patur kujdes që në ambiente me shumë lagështi të përdoren më shumë se një reduktues lagështire.

Nuk ka asnjë koment.

Shkruaj një koment