29 May

NËSE NUK JU PËLQEN TË PINI UJË, LEXONI PATJETËR KËTO KËSHILLA!

Megjithëse thuhet shpesh “konsumoni të paktën 2 litra ujë në ditë”, një pjesë e njerëzve nuk e pëlqejnë pirjen e ujit në këtë sasi. Ndodh që gjatë ditës as që u shkon mendja të konsumojnë ujë mjaftueshëm brenda një dite.

Sipas ekspertëve të ushqyerjes dhe dietës, ekzistojnë disa mënyra për ta gjallëruar dëshirën për të pirë ujë aq sa trupit i nevojitet rregullisht çdo ditë.

Për këtë duhet të trajnojmë trurin tonë për ta dashur ujin dhe shijen e tij. Po si ta bëjmë këtë?

Jemi të ndërgjegjshëm që uji na bën mirë për shëndetin dhe ai është një element jetik. Uji është më i rëndësishëm për trupin tonë sesa secili nga 50 nutrientët / ushqyesit që na nevojiten çdo ditë. Mbi të gjitha, nuk ka kalori!

Ndërkohë që mund të mbijetojmë javë pa ushqim, ne dorëzohemi plotësisht vetëm pas tre – katër ditësh pa ujë.

Shumë prej nesh preferojnë në vend të ujit pije të ëmbla, ndërkohë që prej vitesh flitet për efektet e sheqerit në dehidratim.

Për ata që mendojnë se vërtetë duhet të shtojnë dëshirën për të pirë ujë, le të lexojnë disa këshilla.

  1. Përzgjidheni ujin!

Uji i pijshëm ka karakteristika dhe shije të ndryshme sipas burimeve ku e merrni.

Nëse zgjidhni Ujin e rrjetit apo tubacionit për konsum, duhet të dini se zakonisht ka shijen e kimikateve që përmban, prandaj na distancon nga dëshira për ta pirë.

Nëse flasim për Ujë të distiluar, mund të themi se pas kondensimit mbetet pa minerale. Kjo është diçka që nuk rekomandohet. Për një makineri apo hekur rrobash mund të jetë e mirë, por për tu pirë nuk është aspak. Ky ujë nuk jep minerale, madje heq mineralet nga trupi juaj dhe gatimet që bëni.

Uji mineral gjendet në burime nëntokësore dhe përmban lëndë të tretshme (minerale). Ky nuk rekomandohet të pihet nëse testet e nevojshme periodike nuk janë bërë. Ka raste që për shkak të përzierjes së pesticideve bujqësore shkakton sëmundje të ndryshme në organizmin e njeriut.

Uji i trajtuar është një mundësi perfekte për rritjen e konsumit. Pas filtrimit dhe trajtimit, uji i rrjetit vjen në parametrat më të mirë të mundshëm. Sistemet e ujit të pijshëm, krahas zbutjes së mineraleve, i shtojnë edhe shije. Kjo është mënyra më e mirë për të shijuar ujin e pijshëm. Për të pasur gjithmonë ujë cilësor dhe që shijon, duhet patur kujdes në ndërrimin në kohë të filtrave Reverse Osmosis. Uji i rëndë i shqetëson familjet prej nivelit të lartë të mineraleve që bëjnë shampot dhe sapunët të mos lajnë mirë. Por nëse trajtohen me sistem Reverse Osmosis ky problem zgjidhet.

  2. Shtojini shije ujit

Është e thjeshtë të bëni përmirësime në shijen e ujit pa shtuar shumë kalori.

  • Shtoni pak shije limoni dhe do t’ju shijojë më mirë.
  • Shtoni gjethe mente të pastra dhe akull. Mund të eksperimentohen edhe shumë bimë të tjera aromatike.
  • Shtoni një ose dy pika biter (normal ose portokall), të cilat gjithashtu mund të maskojnë aromën e ujit.
  • Shtoni luleshtrydhe të prera dhe lërini të presin rreth 5 minuta para se ta pini. Në fakt, edhe manaferra është e përshtatshme për këtë trajtim.
  • Në muajt e ftohtë rekomandohet të ngrohet pak. Me pak lëng limoni, uji i vakët është një mënyrë e shkëlqyer për t’u zgjuar mirë në mëngjes.

3. Për një periudhë kohe Pini vetëm ujë!

Tingëllon çuditshëm ndoshta, por kur përdorni pije të ëmbla apo lëngje gjatë gjithë kohës, është e vështirë për ujin që të konkurrojë. Nëse e lini për ca kohë mënjanë, prirja juaj për gjëra të ëmbla mund të ulet. Përveç kësaj, nëse eliminoni të gjitha lëngjet jo të shëndetshme, do të jeni më të shëndetshëm dhe do të keni peshë ideale. Nëse nuk do t’i pini për një periudhë kohe, ato do t’ju duket shumë të ëmbla!

  4. Bindeni veten që e pëlqeni ujin

Mësoni ta doni shijen e ujit duke e shoqëruar me mendime të këndshme. Çdo herë që pini ujë, mendoni për diçka që ju bën të lumtur, një person që e doni, një aktivitet që ju pëlqen, një ushqim që ju pëlqen, një këngë e bukur, një pamje e bukur. Funksionon më së miri. Përpiquni të pini ujë kur jeni duke shijuar shoqëri të mirë, ose kur jeni duke bërë gjëra që ju pëlqejnë.

  5. Gjithmonë mbajeni ujin afër

Mbani një gotë uji pranë dhe do të arrini ta pini pa e vënë re. Sa më shumë që ta përdorni për ta pirë në vend të lëngjeve të tjera, aq më shumë do t’ju shijojë.  Edhe natën mbani një gotë ujë pranë shtratit. Gjithmonë mbani me vete një shishe qelqi me ujë, në mënyrë që të mos e blini në shishe plastike.

  6. Lexoni dhe vlerësoni përfitimet nga uji

Sa më shumë mësoni rreth vetive të ujit, aq më e fortë do të jetë pirja dhe dëshira juaj për ta konsumuar. Për shembull:

  • Uji parandalon etjen e tepërt ose gojën e thatë, ndihmon tretjen, mban lëkurën të hidratuar dhe aktive, mban mukozën të lagësht, transporton lëndët ushqyese në çdo qelizë në trupin tonë, heq toksinat nga trupi, rrit normën e filtrimit të veshkave, mban veshkat të shëndetshme dhe parandalon gurët në veshka.
  • Uji ndihmon mendjen të funksionojë më mirë. Nëse nuk pini mjaftueshëm, mund të keni marrje mendsh ose dhimbje koke. Uji parandalon lodhjen ose dobësimin e muskujve. Në rast dehidratimi muskujt dhe nyjet mund të ndiejnë dhimbje.
  • Ndihmon në humbjen e peshës duke përshpejtuar metabolizmën. Rregullon temperaturën e trupit tuaj. Redukton nivelin e kancereve urinare dhe të zorrës së trashë.
  • Por uji ju kursen edhe para! Uji është më i lirë se burimet e tjera të lëngjeve, sidomos kur keni sistem trajtimi Ecosoft RO në shtëpi.

7. Kuptoni rëndësinë e furnizimit të rregullt me ujë

Uji ka rol kyç për largimin e toksinave nga trupi dhe për mbajtjen e gjithë sistemit tonë të hidratuar mirë dhe duke funksionuar si duhet. Urina, djersa, lotët dhe frymëmarrja na shkaktojnë humbjen e ujit gjatë gjithë kohës dhe kjo duhet të plotësohet vazhdimisht.

  8. Duhet të dini se sa ujë ju nevojitet

Sasia që ju nevojitet varet nga llojet dhe niveli i aktiviteteve që ju ndërmerrni; nga klima dhe ushqimi që konsumoni. Ka disa tregues kryesor për ta kuptuar këtë.

Nëse urina juaj është ngjyrë e verdhë ose kashte dhe është e një sasie të mjaftueshme, kjo është një shenjë e mirë që ju po merrni lëngje mjaftueshëm.

Nëse ju urinoni shpesh dhe nuk keni një shkak mjekësor siç është diabeti, ky është një tregues i mirë i marrjes së duhur të lëngjeve.

Etja është tregues i humbjes së lëngjeve mes 0.8 % dhe 2 % të peshës totale të trupit, që do të thotë se trupi tashmë është dehidratuar.

Nëse jeni shumë aktiv, atëherë do t’ju duhet të pini ujë në përputhje me rrethanat.

Nuk ka asnjë koment.

Shkruaj një koment