24 May

PANELET DIELLORE TË UJIT, MENÇURI DHE KURSIM

Inxhinierët që shpikën teknologjinë për ngrohjen e ujit me energji diellore, patën për qëllim “KURSIMIN E ENERGJISË ELEKTRIKE”.

A e dini se çdo shtëpi konsumon gati 60% të energjisë elektrike totale, për të ngrohur ujin me bolier?

Kjo ishte shtysa që çoi në një shpikje kaq efikase, si paneli diellor i ngrohjes së ujit. Në këtë pikë Shqipëria është shumë me fat, pasi numrin e ditëve me diell e ka shumë më të lartë se shumë shtete të tjera.

Ja cilat janë avantazhet e përdorimit të sistemeve të ngrohjes së ujit me energji diellore, si në shtëpi ashtu dhe në vende të tjera:

  • Energjia e diellit është pashtershme dhe falas.
  • Pasi sistemi i ngrohjes montohet, nuk ka shpenzime të mëtejshme.
  • Është plotësisht energji e pastër.
  • Ka përdorim të përjetshëm.
  • Mund të përdoret kudo ku ka diell,
  • Mund të montohet kudo, pa qenë e varur tek energjia elektrike.
  • Janë të shumta shtetet që mund ta përdorin.
  • Teknologjia e këtij sistemi është e thjeshtë në montim.
  • Shpenzimet e mirëmbajtjes dhe riparimit janë të ulëta.
  • Energjia diellore nuk ka mbetje të dëmshme si gaz, tym, squfur apo rrezatim.
  • Meqë është burim i natyrshëm i energjisë, nuk ka asnjë dëm për shëndetin.
  • Nuk ndikohet aspak nga rritja e çmimeve të gazit natyror apo naftës.
  • Përdoret për të përmbushur nevojat e ujit të ngrohtë jo vetëm në shtëpi, por edhe në: biznese të ndryshme, pishina, institucione arsimore, kudo ku nevojitet ujë i ngrohtë.
  • Paneli diellor i ngrohjes së ujit funksionon më së miri edhe në ditët me re.

Gjithashtu, studimet tregojnë se uji i ngrohur nga energjia diellore kontribuon në shëndetin e lëkurës dhe flokëve.

Përdorimi i këtyre panelave diellore, sa vjen e shtohet. Tashmë përdoruesit e kësaj teknologjie, të cilën marka Herkules e kompanisë Teoren përdor më së miri, janë të ndërgjegjësuar për kursimin që u mundëson ajo. Teknologjia miqësore me mjedisin e Herkules, po bëhet preferenca numër një e të gjithë atyre që duan të kenë sa më shumë ujë të ngrohtë dhe faturë sa më të ulët.

Nuk ka asnjë koment.

Shkruaj një koment