29 Mar

Sistemi Reverse Osmosis Absolute i mineralizuar

Aksesi në ujë të pastër dhe te shëndetshëm është vendimtar për çdo familje. Ne të gjithë kemi nevojë për ujë për të pirë, për gatim dhe për qëllime të tjera të tilla si larjen e dhëmbëve apo larjen e frutave e perimeve. Uji i pastër jo vetëm që e bën jetën më të rehatshme por edhe më të shëndetshme. Sistemi Reverse Osmosis Absolute i mineralizuar e trajton ujin duke e kaluar në 6 faza trajtimi duke përfshirë dhe mineralizimin.

       1. Avantazhet e sistemit Reverse Osmosis Absolute i mineralizuar

  • 6 faza të trajtimit të ujit duke përfshirë mineralizimin
  • 7.9 L ujë në orë ose 190 Litra ujë të trajtuar në ditë
  • Depozita deri në 7 L
  • Largon aromat dhe shijet e ujit falë filtrit të karbonit

 

       2. Përfitimet e përdorimit të Sisstemit të trajtimit të ujit

  • Burim i ujit të pijshëm absolutisht i pastër dhe i sigurt
  • Ushqimi i gatuar me ujë të trajtuar do të shijojë më mirë
  • Kafeja dhe çaji do e lëshojnë më mirë aromën e tyre me ujë të trajtuar
  • Pajisjet shtëpiake (çajniku, hekuri, tenxheret me avull, aspiratore etj.) do të mbrohen nga smërçi.
  • Uji i pastër mund të përdoret edhe për ujitjen e luleve

 

       3. Komponentët e Sistemit të trajtimit të ujit

  • Moduli i filtrimit
  • Depozita e magazinimit metalik deri në 7L)
  • Rubineta “Moderne” për ujin e trajtuar
  • Saracineska e bombulës së depozitimit
  • Set i tubave të ngjyrave (5 copë) për instalim të përshtatshëm të filtrave
  • Përshtatës për shkarkimin e ujit pas trajtimit
  • Set i filtrave të zëvendësimit
  • Membrana DOW Filmtec ™ 50 GPD (190 L në ditë)
  • Çelësat e shërbimit për zëvendësimin e filtrave dhe membranës

 

     4. Fazat e pastrimit të ujit

Uji i rrjetit rrjedh përmes tre filtrave për të reduktuar sedimentet (ndryshk, rërë, baltë etj.), klorin apo kloruret.

Faza e katërt përfaqësohet nga membrana e Reverse Osmosis e cila e trajton ujin duke larguar papastërtitë. Uji i trajtuar kalon në depozitën e sistemit.

Post-filtri i karbonit është faza e pestë e trajtimit të ujit. Ajo përmban cilësi të lartë të të karbonit aktiv i cili përmirëson shijen e ujit të pastruar dhe erën.

Faza e gjashtë e trajtimit të ujit është mineralizimi i tij që korigjon njëkohësisht përbërjen minerale të ujit, pH dhe vetitë organike. E bën ujin të shëndetshëm dhe pasuron organizmin e njeriut me minerale të rëndësishme.

ECOSOFT … Sepse ne jetojme Shendetshem

“Pi Uje”

Nuk ka asnjë koment.

Shkruaj një koment