22 Feb

Trajtuesit e Ujit Ecosoft Standard

Trajtuesit e avancuar te ujit Ecosoft Standard bëjnë të mundur reduktimin e hekurit, manganit, fortësisë, amoniakut dhe lëndës organike në ujë.

Trajtuesi përfaqëson një kabinet kompakt me një enë që përmban materiale të zbutjes së avancuar Ecomix® dhe një valvul kontrolli në të. Kabineti ka gjithashtu një sistem kripe për rigjenerimin e ndërmjetësve të filtrave.

Avantazhet e trajtuesit

  • I gjithë sistemi është automatik dhe funksionon pa zhurmë
  • Dizajn i bukur dhe kompakt
  • Cilësi e garantuar nga certifikatat Internacionale CE dhe ISO

Benefitet e përdorimit të trajtuesit të ujit

  • Ujë i pastër dhe pa aromë në çdo rubinet të shtëpisë suaj
  • Lëkurë e butë dhe flokë të shëndetshëm
  • Ngjyra e rrobave tuaja do të qëndrojë më gjatë
  • Kursim detergjentesh deri në 50%
  • Jetëgjatësi për pajisjet që përdorin ujë si Boiler, lavatriçja, lavastovilja etj

Pajisja dhe sistemi i filtrimit

Të gjitha pjesët e trajtuesit janë montuar në një njësi të vetme duke përfshirë enën dhe një valvul kontrolli. Elementet e sistemit të shpërndarjes së kullimit mbyllen me kapak të përshtatshëm. Brenda sistemit ekziston një cilindër ngarkues filtri. Në pjesën e sipërme të filtrit ka një kontrollues, i cili përbëhet nga një valvul me një ekran LCD.

Teknologjia komplekse e pastrimit të ujit në një instalim është e mundur me një përzierje shumëkomponentësh nga Ecomix®. Filtrat e ndërmjetëm përbëhen nga përbërës të veçantë, secili është projektuar për të absorbuar ose neutralizuar disa lloje të papastërtish.

Gjatë trajtimit uji kalon nëpër një shtresë të filtrave të ndërmjetëm Media Ecomix® që grumbullon papastërtitë që do të hiqen gjatë rigjenerimit. Funksionimi i filtrit është i automatizuar plotësisht. Ju vetëm duhet të shtoni kripën në kohë.

Përmisimet janë të dukshme!

  • Rrobat do të ruajnë ngjyrat dhe cilësinë e tyre edhe pas disa larjesh
  • Kursim detergjentësh deri në 50% dhe deri në 30 % kursim Energjie
  • Pajisjet Elektro Shtëpiake si Boiler-i, Lavatriçja apo Lavostovilja
  • Dushi do të jetë më relaksues dhe do të keni një lëkurë më të butë

Performanca

Trajtuesi është i lidhur me rrjetin e furnizimit me ujë të ftohtë, në mënyrë efektive pastron ujin dhe kontrollon në mënyrë të pavarur të gjitha proceset e punës së tij.

Uji i trajtuar mekanikisht nga papastërtitë shkon tek filtri ndërmjetës i mbushur me Ecomix®. Materiali përbëhet nga pesë përbërës që largojnë hekurin, manganin, amioniakun, lëndën organike dhe kripërat e fortësisë.

Kur burimi i materialit të filtrit mbaron, trajtuesi vazhdon rigjenerimin në mënyrë të pavarur, por vetëm në një kohë kur konsumi i ujit është minimal, kështu që nuk do t’ju privojë juve aksesin në ujë të trajtuar. Përveç kësaj, valvula e kontrollit e kujton intensitetin e konsumit tuaj të ujit në kohë të ndryshme dhe është përshtatur në mënyrë që uji i pastër të jetë i disponueshëm edhe në kulmin e konsumit, për shembull, në fundjavë.

Nuk ka asnjë koment.

Shkruaj një koment