11 Jun

UJË I PASTËR, NJË JETË E SHËNDETSHME!

I keni menduar ndonjëherë dëmet e ujit të fortë tek lëkura? Të gjithë i japim rëndësi pastërtisë në përgjithësi. I kushtojmë vëmendje flokut, trupit apo lëkurës, por i kushtojmë vëmendje edhe pastërtisë së shtëpisë: kuzhinës, tualetit apo dritareve.

Janë dy aspekte të rëndësishme që lidhin direkt ndikimin e ujit të fortë me të gjithë ne.

Për të patur një lëkurë të shëndetshme, dermatologët janë në një zë kur thonë se duhet të përdoret për larje ujë i pastër dhe i butë. Ajo që kryesisht na bën të mos kuptojmë se nga na vijnë problemet më të shpeshta të lëkurës, është mungesa e informacionit.

Çfarë mund të bëjmë që lëkura të jetë krejtësisht e pastër?

Me siguri e keni vënë re që pasi keni bërë dush, kur prekni sipërfaqen e lëkurës suaj, ndjeni që ajo nuk është e rrëshqitshme dhe ju krijon një ndjenjë mungese rehatie. Kjo ndodh pasi uji i fortë nuk e largon efektin e sapunit apo shampos, edhe pse cilësia e tyre mund të jetë e lartë. Pas çdo larje të gjithë mendojmë se lëkura tashmë është e pastër dhe pa yndyrë. Por e vërteta është larg nga kjo. Butësia e ujit është ajo që rrit ndikimin e shampos, sapunit apo detergjentit dhe çdo produkti tjetër larës në shtëpi.

Mendoni se si vishet vaska, kabina e dushit dhe banja në përgjithësi me papastërti nga mbetjet e shkumës. E njëjta gjë ndodh edhe mbi lëkurë. Lëkura e thatë, kruarja e zakonshme, fishkja janë vetëm disa nga pasojat e kësaj larje jo të mirë me ujë të fortë dhe të ashpër.

Për të zbritur më në detaje, kalciumi dhe magnezi e ashpërsojnë ujin. Kur bashkohen me sapunin, të dy elementet e kanë të lehtë të ngjiten në lëkurë. Bllokimi i poreve sjell edhe irritimin e lëkurës.

Por të mos harrojmë që lëkura thith një pjesë të këtij uji të fortë me elemente kimikë të dëmshëm, duke përbërë një tjetër rrezik nën lëkurë. E dini që sipas studimeve mjekësore 85 % të sëmundjeve në trupin e njeriut vijnë si pasojë e ujit të papastër?!

Edhe veshjet e lara me ujë të fortë dhe të papastër, sërish kanë ndikim negativ në lëkurë, pasi një rrobë të zakonshme e mbajmë veshur për shumë orë.

Po si mund të kemi një larje të shëndetshme dhe një lëkurë perfekte?

Nëse nga uji arrijmë të largojmë këto dy elementë, do të thotë që ia kemi dalë mbanë këtij problemi. Zbutësi i ujit është zgjidhja më e mirë që mund të bëni. Pasi instaloni një zbutës cilësor, siç është marka Ecosoft, çdo lloj produkti larës që do të përdorni në shtëpi, si për kujdesin personal të lëkurës, ashtu edhe për pastërtinë në shtëpi, do të jenë shumë efikas dhe nuk do t’ju dëmtojë aspak.

Kini parasysh që uji i rrjetit përdoret gjerësisht në shtëpi qoftë për dushin, qoftë për lavatriçen, pjatalarësen apo deri tek hekuri i rrobave. Të gjitha këto pajisje ndikohen pozitivisht nga përdorimi i zbutësit në shtëpi.

Ata që kanë nisur të përdorin ujin e zbutur, e vënë re ndryshimin në lëkurën dhe flokun e tyre. Është interesante se këta persona, pas larjes u duket sikur shampoja nuk u është larguar ende nga trupi apo flokët. Por kjo është ndjesia normale që dëshmon qartë se lëkura është e pastër dhe e shëndetshme, sikurse edhe floku.

Dermatologët theksojnë se uji i butë ndihmon që lëkura të ketë lipoidet natyrale, që të jetë e mbrojtur dhe e butë, si dhe të sigurojë prodhimin e rregullt të sebumit, një substancë organike që luan rol në rigjenerimin e rregullt të qelizave të lëkurës.

Gjersa uji i fortë ka kaq shumë efekte negative në shëndetin e lëkurës, në flokë por edhe në çdo pajisje shtëpiake, duhet të mendoni seriozisht instalimin e një zbutësi uji. Kjo është zgjidhja më e mirë i të gjitha këtyre problemeve. Pasi të shihni rezultatet, me siguri që do të jeni të mendimit një zbutës uji Ecosoft ka qenë nevojë e vjetër, e zgjuar pak me vonesë tek ju.

Nuk ka asnjë koment.

Shkruaj një koment