23 May

Uji i papastër, Armiku i kamufluar i fëmijëve tanë

Ruajıni fëmijët nga këto dëme të ujit të papastër!

Kini kujdes! Nëse i jepni rëndësi shëndetit, informimi është i domosdoshëm.

Çdo ditë shëndeti i fëmijëve tanë është në rrezik. Nëse kujdeseni në zgjedhjen e ushqimeve dhe pijeve që konsumoni gjatë ditës në familje, bëni shumë mirë!

Para se të konsumojmë një sallatë, sigurohemi që të jetë larë mirë. Kjo është po aq e rëndësishme  sa edhe zgjedhja e perimeve dhe frutave.

Po çfarë bëjmë për ujin që mban të gjitha funksionet jetësore të fëmijëve, por edhe të vetë familjes?

Le ta nisim me ujin që pimë. Ne duhet të pijmë mesatarisht 2 – 2.5 litra në ditë. Që nga koha kur e konsumojmë ujin, fillojmë ta absorbojmë në trup dhe ai nuk tretet për shkak të përbërjes së tij të gatshme për trupin dhe përzihet direkt në gjak, pastaj shpërndahet nëpër qeliza. Mendoni për një çast se ç’mund të bëjë në organizëm një ujë i papastër i absorbuar direkt nga trupi i një fëmije. Ç’mund tu shkaktojë ai qelizave të reja të tij.

Ujin e përdorim gjithashtu në larjen e perimeve dhe frutave, përgatitjen e çajin, madje edhe në larjen e pjatave që përdorim çdo ditë për të vendosur ushqimin. Të gjitha këto ndikojnë direkt në organizmin e njomë të fëmijëve!

A i njohim ne rreziqet shëndetësore? Çfarë e kërcënon shëndetin tek uji?

Ky është kërcënimi kryesor për shëndetin tonë dhe që neve na detyron t’i kushtojmë mjaft vëmendje. Uji duhet të jetë i pastër dhe me mineralet e dobishme. 

Ekzistojnë një sërë elementesh në tokë që shkaktojnë dëme në trupin e fëmijës. Këto elemente mund të përthithen dhe bashkohen lehtë me ujin duke formuar shtresa.

Biofilmi, shtresa e substancave që përzihen me ujin, lejon krijimin dhe zhvillimin e baktereve që formojnë ciste të rrezikshme si Cryptosporidium dhe Giardia.

Këto dy specie parazitare janë ndër shkaqet më të rëndësishme të gastroenteritit dhe çrregullimeve ushqyese.

Elemente si Arseniku, bariumi, benzoli, kadmiumi, tetrakloridi i karbonit, klori, klorobenzeni, kloroformi, kromi, bakri, dikloroetileni, etilendibromidi, fluori, heptaklori që rrezikojnë përzierjen në ujë, u hapin rrugë shumë problemeve shëndetësore si tumoreve, ngërçeve dhe spazmave, bllokimeve nervore, kancerit, leuçemisë, anemisë, stomakut, çrregullimeve të mëlçisë dhe veshkave, sëmundjes së Wilsonit.

Para se të konsumohet, uji duhet të trajtohet dhe zhvishet nga të gjitha këto substanca.

Nga uji i papastër ekziston një rrezik i lartë kontaminimi për sëmundje si dizenteria, kolera, polio dhe tifo. Sipas The Guardian, rreth 5000 fëmijë në ditë humbin jetën për shkak të sëmundjeve që vijnë nga papastërtia e ujit të pijshëm.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përafërsisht 2 miliardë njerëz konsumojnë ujë të pijshëm të përzier me ujëra të zeza.

Metoda më efikase e filtrimit që aplikohet për trajtimin e ujit të ndotur është teknologjia “Reverse Osmosis” si dhe rrezet Ultra Violet.

Me teknologjinë e Ecosoft, një ndër prodhuesit më të mëdhenj dhe cilësorë të trajtuesve të ujit në botë, uji kalon në disa faza trajtimi, ku hiqen metalet e rënda, kimikatet bujqësore, bakteret, viruset dhe të gjitha lëndët e dëmshme.

Bashkitë e përdorin klorizimin për të dezinfektuar ujin, por nuk është e mundur të pastrohen tubat me të njëjtin kujdes.

Prandaj, uji i klorizuar derisa arrin në rubinetin e shtëpisë suaj nuk mbetet në të njëjtën gjendje.

Mënyra më praktike dhe ekonomike për të patur ujë të shëndetshëm në shtëpinë dhe gatimet tuaja, është përdorimi i trajtuesve të ujit Ecosoft. Duke e përdorur atë, uji bëhet i sigurt, i pijshëm, i shëndetshëm dhe i shijshëm!

Nuk ka asnjë koment.

Shkruaj një koment