04 May

Zbutësat e Ujit

Një dush i ftohtë dhe një banjë relaksuese qetëson nervat dhe redukton dëmtimin e lekurës që vjen nga stresi. Vendosni të gjithë trupin tuaj në ujë të ftohtë, pa minerale dhe klor, për 2 deri në 3 minuta për të rinovuar lëkurën.

Besoni apo jo, por uji i paster është locioni më natyral për mirëqenien e flokëve. Uji është një përbërës natyral i mrekullueshëm që ndihmon në rritjen efektive dhe të shëndetshme të flokëve.

Për një jetë te shëndetshme dhe plot gjallëri përdorni ujë të trajtuar nga sistemet Ecosoft. Sistemet për të gjithë shtepinë janë zbutësit e ujit.

      1. Përshkrimi:

Zbutësi i ujit Ecosoft është një filtër kompakt për trajtimin e ujit në të gjithë shtëpinë. Ky sistem ka dizajn modern dhe ka për qëllim zbutjen e ujit (reduktimin e përmbajtjes së kripës, së fortësisë, kalciumit dhe magnezit).

Zbutësi është i pajisur me një kapak të lëvizshëm elegantë. Kjo bën që derdhja e kripës dhe qasja në valvulën e kontrollit të jetë më i përshtatshëm.

Valvula unike e kontrollit është një produkt i zhvilluar nga Ecosoft dhe prodhuar nga Clack Corporation (USA). Ofron shërbimin e pavarur të sistemit, mban rezervë konstante të ujit të trajtuar dhe nuk kërkon ndonjë vëmendje të veçantë.

      2. Avantazhet e Zbutësit

  • Automatik dhe pa zhurmë
  • Ujë të pastër dhe të butë çdo ditë
  • Dizajn tërheqës dhe kompakt
  • Operim i qëndrueshëm dhe efikas gjatë jo më pak se 5 vjetësh
  • Cilësia e garantuar nga certifikatat ndërkombëtare CE dhe ISO

      3. Përfitimet e përdorimit të zbutësit:

  • Lëkurë të butë dhe flokë të shëndetshëm
  • Pajisje sanitare dhe enët e kuzhinës do të shkëlqejnë
  • Gjendja dhe ngjyrat e rrobave do të ruhen më shumë
  • Reduktim i detergjentëve deri në 50%
  • Rrit jetëgjatësine e pajisjeve elektroshtëpiake me elemente ngrohjeje (lavatriçe, pjatalarëse, bojler dhe çajnik)
  • Reduktim i energjisë elektrike deri në 30%

   

    4. Performanca

Pasi rezina të jetë e mbushur dhe nuk mund të absorbojë më fortësinë e ujit, valvula e kontrollit e fik zbutësin për të kryer rigjenerimin e pajisjes. Për lehtësi të konsumatorit, valvulat janë të programuara në mënyrë të tillë që të kryejnë rigjenerimin kur nuk ka nevojë për të konsumuar ujë.

ECOSOFT … Sepse ne jetojmë Shëndetshëm

“Pi Uje”

Nuk ka asnjë koment.

Shkruaj një koment