Filtra Uji

I përfaqësuar nga marka lider në treg “Ecosoft”, Teoren shkëlqen në industrinë e trajtimit të ujit për shtëpitë, HoReCa dhe sektorët industrialë.

Kompania zotëron që prej vitit 2018 të drejtat ekskluzive për të ofruar produktet “Ecosoft”, duke u pozicionuar lider në tregun e filtrimit të ujit në Shqipëri dhe rajon.

Një tjetër risi për herë të parë në Shqipëri që Teoren sjell është edhe trajtimi i ujërave të zeza. Kjo sipërmarrje e nisur në vitin 2023 pritet të sjellë avantazhe mbresëlënëse jo vetëm në kursimin e burimeve parësore por edhe në mbrojtjen e mjedisit si dhe ndikimin pozitiv në shëndetin e komunitetit.