NOARK

NOARK Electric është një furnizues global i komponentëve elektrikë të tensionit të ulët për industritë e specializuar të prodhimit.

Kompania ka si fokus kryesorë t’i sigurojë klientëve të saj produkte të cilësisë së lartë me një çmim të arsyeshëm, të shoqëruar me një garanci prej pesë vite. NOARK Electric ka si biznes kryesor zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e pajisjeve dhe komponentëve elektrikë. Kompania është pjesë e një grupi me më shumë se 25 mijë punonjës.

NOARK Electric ka investuar miliona euro në zhvillimin e produkteve dhe punon me teknologjitë më të fundit. Synimi i NOARK është të ndërtojë markën globale. Qendrat rajonale në Shanghai, Pragë dhe Los Angeles menaxhojnë më së miri aktivitetet në kontinentet përkatëse dhe plotësojnë më së miri kërkesat e tregjeve dhe vendeve të ndryshme.

Klientët mund të mbështeten jo vetëm në cilësinë e produkteve, por edhe në logjistikën pa gabime dhe nivelin e lartë të shërbimit ndaj klientëve. Kompania garanton cilësinë dhe besueshmërinë e produkteve të saj me një garanci prej 5 vjetësh.

Këto janë arsyet pse Teoren ka zgjedhur NOARK si një nga brandet në portofolin e tij, për të plotësuar nevojat e tregut në Shqipëri dhe rajon.