Teoren për Ju që nga 2005

13 vjet në Shtëpinë tuaj
Për më shumë se një dekadë, Teoren udhëheq tregun shqiptar, me risitë dhe produktet e saj moderne. Prej 13 vitesh përzgjedh dhe tregton më të mirën nga materialet elektrike; hidrosanitare ,hidraulike , sisteme Ngrohje – Ftohje dhe ndriçuesve të cilësisë së lartë .
Në Teoren jo vetëm do të gjeni shtëpinë tuaj ideale nëpërmjet produkteve cilësore dhe elegante, por edhe më shumë se kaq.
Në Teoren gjeni përvojën e fituar dhe të përçuar nga brezi në brez, duke qenë gjithmonë të informuar mbi prurjet e reja në treg. Gjeni një staf të mirëtrajnuar, që përkushtohet për t’ju këshilluar mbi zgjedhjen më të mirë.

Viti kur u krijua Teoren

Teoren në vitin 2005 nis aktivitetin e import - eksportit duke bashkëpunuar me markat më prestigjoze europiane. Tregu shqiptar gjeti menjëherë tek Teoren vendtakimin për produktet cilësore me çmimet më të arsyeshme.
Viti kur u krijua Teoren
2005

Hapëm Magazinën e parë

Hapëm Magazinën e parë
Një vit më pas, për t'i bërë ballë kërkesave në rritje, Teoren zgjeron aktivitetin e saj dhe hap magazinën qëndrore në Autostradën Dr - Tr, km 15, Borakë. Aty do të gjeni edhe administratën qëndrore, e cila është gjithmonë në dispozicionin tuaj për t’ju lehtësuar të gjitha proceset që nga këshilllimi, blerja dhe pas blerjes. (2006) 2006

Një vit plot suksese

Një vit plot suksese
Gjithmonë pararendës në treg, vjen më pranë klientelës duke hapur në vitin 2012, në autostradën Tr-Dr, km7, ekspozitën e ndriçimit Eglo - 'Godina Henry'. 2012

Showroom Teoren në Tiranë

Showroom Teoren në Tiranë
Në vitin 2016 në Tiranë, Teoren hap një showroom të rafinuar dedikuar ndriçimit të markës prestigjoze austriake 'Eglo’, hidrosanitareve, sistemeve hidraulike, të ngrohjes dhe freskimit. Showroom-i në rrugën e Kavajës është një oaz i ndriçimit, orendive moderne, elegante dhe cilësore. Në këtë ambjent shik, do të gjeni nuancat plot ngjyra të dritës, elegancën dhe cilësinë e markave lider, gati për të marrë dimensionin e shtëpisë tuaj. 2016