Sektori hidrosanitar i Teoren Group i ka rrënjët në vitin 1997, si një rishitës i produkteve hidrosanitare. Çdo vit ka shënuar arritje të reja në zgjerimin dhe diversifikimin e portofolit të markave, produkteve dhe dizajneve.
Brande të njohura si Kludi për produktet premium të rubineterisë, iu shtuan një portofoli në rritje të vazhdueshme.
Në vitet në vijim, marka si Unverdi, Liv, Ridder, Sonia dhe Ferroli plotësuan nevojat e çdo segmenti të tregut, duke ofruar një gamë të gjerë zgjedhjesh.
Në vitet 2022 dhe 2023, Teoren u fokusua në analizimin e mëtejshëm të nevojave të tregut dhe projektimin e synimeve të reja për zhvillimet e ardhshme.
Në qershor të vitit 2024, portofoli u pasurua me Ceramica Dolomite, një markë italiane që përfaqëson harmoninë mes mjeshtërisë së punës me dorë dhe proceseve të automatizuara, ku mjeshtërit e qeramikës dhe robotët modernë bashkëpunojnë për të krijuar produkte me cilësi superiore dhe vëmendje maksimale ndaj detajeve.
Në vitin 2025, pjesë e portofolit në sektorin hidrosanitar u bë edhe Kaldewei, një markë premium gjermane e njohur për materialin unik si çelik i emaluar. Kombinimi i çelikut dhe qelqit – dy materiale natyrale dhe autentike të përdorura prej shekujsh – garantojnë qëndrueshmëri, higjienë dhe dizajn të avancuar.
Sot, sektori hidrosanitar i Teoren përfaqëson një kombinim të balancuar të cilësisë, inovacionit dhe dizajnit, duke ofruar zgjidhje të besueshme për çdo nevojë të tregut.